Gjykata Themelore Shkup e pranoi aktakuzën për rastin “Toplik” të Prokurorisë Speciale Publike, përcjell Fol.

Në “Toplik” janë të dyshuar gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski për shitjen e parcelës ndërtimore për ndërtimin e lagjes “Qyteti i Diellit” në Sopishtë të Shkupit.

Për “Toplik” regjistrimet nga bisedat e përgjuara janë pranuar si prova. /Fol/