Koordinatori i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski sot në një konferencë për media informoi se nesër fillon bllokada aktive në Kuvend.

“Kjo është pasojë, reagim i aksionit të qeverisë që drejtohet nga Kovaçevski, e udhëhequr nga LSDM dhe BDI të cilat nuk treguan ndenja për shtetësi dhe refuzuan dialogun për çështjet më të rëndësishme në vend.

Bllokimi pason pasi Kovaçevski dhe qeveria refuzuan dilogun në katër shtyllat kryesore, ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe politikën e jashtme, me theks të veçantë bllokimin nga Bullgaria” theksoi Micevski. (INA)