Ora policore e cila ishte shfuqizuar natën e kaluar, prej sonte përsëri hyn në fuqi dhe ndalesa për lëvizje do të zgjasë nga ora 21 deri në orën 5.

Konform vendimit të Qeverisë nga 27 prilli me qëllim përballjen me pandeminë e Kovid-19 në territorin e vendit ishte vendosur ndalesë për lëvizje prej orës 21 deri në orën 5 ditën e ardhshme me përjashtim të festave fetare si Pashkët dhe Bajramin e Ramazanit, ose nga 1 kah 2 maji dhe 12 kah 13 maji.

Me vendimin qeveritar me të cilën zbuten masat kufizuese është mundësuar edhe puna e tarracave të objekteve gastronomike deri në orën 20:30 që më parë ishin mbyllur tërësisht.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit policia ka regjistruar 436 shkelje të masës së mbajtjes së mbrojtjes personale për fytyrë.

MPB apelon deri te qytetarët të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga qeveria me qëllim ballafaqimin kundër Kovid-19.