Nga dita e sotme fillon me punë Sistemi për informim të shpejtë dhe menaxhim me ushqim jocilësor, ushqim për kafshë dhe materiale që vijnë në kontakt me kafshët.

Ky sistem është përpunuar sipas modelit evropian të Sistemit të shpejtë të alarmimit për ushqim dhe ushqyerje (Rapid Alert System for Food and Feed-RASFF), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në bazë të këtij sistemi, shërbimet e kontrollit reagojnë shpejtë, pra nëse duhet që një ushqim jocilësor të kontrollohet shpejtë dhe të tërhiqet, atëherë procedura është mjaft e përshpejtuar.

Shkëmbimi i të dhënave dhe komunikimi kryhet përmes postës elektronike, ndërsa për këtë qëllim është përpunuar një aplikacion softuerik në faqen e internetit të Agjencisë për ushqim dhe veterinari.

Nga kjo agjenci thonë se sistemi është i vendosur si një rrjetë për raportim për rrezik të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të shëndetit të njerëzve, që vjen nga ushqimi, respektivisht nga ushqimi për kafshët.

Në momentin kur Maqedonia bëhet anëtare e BE-së atëherë kyçet edhe në sistemin RASFF.