Policia në Cambridgeshire të Anglisë ka prezantuar videon ku shfaqet lituanezi i njohur vetëm si Urbonas, që ngjitet nëpër telat e mprehtë si një ‘Spiderman’. Me të kaluar atë pjesë, ai ka rënë në pjatën e antenës satelitore dhe në kulm.

Pasi u kap, ai tha se nuk kishte dashur të arratisej, vetëm se deshi të kishte për një moment vëmendjen e atyre që ndajnë drejtësi, transmeton Telegrafi.

“Dënimi me 12 vite burg është absurd, unë nuk kam bërë asgjë”, ka thënë Urbonas, që është gjetur fajtor për pedofili.

Megjithëse kërkimi për të nuk zgjati shumë dhe ai u dorëzua pa rezistencë, nuk bëri asgjë për të zbutur dënimin, por iu shtua për edhe 16 muaj të tjerë.