Së shpejti një shfaqje  kreative, dinamike e mbushur me shumë situata satirike, me një performancë të shkëlqyer skenike,  të projektuara me sens nga regjisori i shfaqjes  Sulejman Rushiti, vjen Premierë para artdashësve shqiptar  në Shkup me datën 12 korrik në Teatrin shqiptarë në Shkup.

G është një lexim “reverzibil” i veprës satirike të Gjergj Fishtës, respektivisht i jetësimit të fenomeneve të cilat e kanë nxitur autorin t’i hedhë ato vargje në letër. Nuk është tentativë për lexim letrar të gjuhës së bukur fishtiane, por tentativë për me u vendos si objekt e subjekt ndaj fenomeneve e ndodhive që nuk e vrasin vetëm veshin e syrin por edhe shpirtin e autorit e të gjithë bashkëmendimtarëve të tij! G kapërcen nga bota reale në atë sureale, përzihen figurat mitike me ato bufonike, fshikullohen fenomenet që janë universale jo vetëm në gjeografi por edhe në kohë, prandaj dhe ndërthuren gjuha “arkaike” e Fishtës me elemente kontemporane

E përgatitur  sipas veprës satirike nga Gjergj Fishta Regjia: Sulejman Rushiti Muzika: Pasionaria Asllanaj, Video: OSMAN DEMIRI Skena: Asistent: ENES DEARI Realizoi: NURI ISMAILI Kostumet: Asistente: INES GOLJA Realizuan: QERIM ETEMI DHE HYLJA RUSTEMI Luajnë: Adem Karaga Vjollca Bekteshi Hamiti Fisnik Zeqiri Aida Elezi Blerim Dardhishta Dritëro Ame Genci Mirzo Visar Etemi