Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi serbët vendosën të largohen nga institucionet shtetërore.
Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se e gjithë kjo situatë është e nxitur dhe detyruar nga Beogradi, shkruan lajmi.net.

Madje, këtë situatë ai e ka krahasuar me atë në rajonin Donbas të Ukrainës në vitin 2014.

“Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar ai.