Presidenti francez Emanuel Macron ka dërguar një mesazh me video këtë mëngjes, drejtuar qytetarëve të Maqedonisë, ku është përqendruar kryesisht në thirrjen për ta mbështetur referendumin për çështjen e emrit. Në mesazhin që u publikua nga ambasada franceze në Shkup, ndër të tjera Macron thekson rëndësinë e mbështetjes së Marrëveshjes së Prespës, të cilën e vlerëson si “zemrën” e së ardhmes së Maqedonisë. Macron thotë se për këtë marrëveshje është pritur 27 vjet, ndërsa ajo ishte rezultat i guximit të udhëheqësve të të dy vendeve.