Presidenti turk lëshoi një paralajmërim të fuqishëm për Europën. Ai tha se ka ardhur koha që Europa të vendosë nëse do të vijojë procesin e antarësimit të Turqisë. Në të kundërt sipas tij, turqit do i thonë “Lamtumirë” njëherë e përgjithmonë Brukselit.

Rexhep Taip Erdogan rikthehet vrullshëm në partinë e tij, për Drejtësi dhe Zhvillim, pas fitores së kauzës së tij në referendumin e 16 prillit, që ndër të tjera tani i lejon presidentit të drejtojë një parti politike.
Binali Jëlldërëm, kryeministër dhe kryetar i AKP-së i riktheu të martën kartën e antarësisë së partinë që vetë Erdogan e themeloi 16 vjet më parë, por që iu desh të hiqte dorë në 2014-n kur u zgjodh president.
E që në ditën e parë pas rikthimit si anëtar i thjeshtë, deklaratat i kishte të forta. Bëri një paralajmërin për Bashkimin Europian, duke thënë se nëse nuk rinisin shpejt negociatat për antarësimin e Turqisë, do ti thotë Brukselit  “lamtumirë” një herë e përgjithmonë. Siç tha ai, Turqia nuk mund të bëhet leckë e Europës.
Duke e etiketuar Europën si kontinent të kalbur, Erdoan rikujtoi edhe një herë se do ti drejtohet popullit me referendum, për çështjen e rrugëtimit të mëtejshëm të Turqisë drejt Europës.
Negociatat për antarësimin e Turqisë u pezulluan pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016-s, kur Bashkimi Europian e kritikoi presidentin turk për shtypje të kundërshtarëve politikë. Në atë kohë, Brukseli po negocionte me Turqinë, kapitujt për reformat financiare e buxhetore, të nisura prej qershorit. Ndërsa kishte premtuar lehtësira si lëvizje pa viza për qytetarët turq në zonën Shengen, me kushtin që Turqia të mos lejonte rrugëtimin e refugjatëve nga vendet islamike drejt Europës. Presidenti turk thotë se deri më tani Turqia ka bërë pjesën që i takon, ndërsa Europa jo.
Në takimin e të premtes në Maltë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian lanë të kuptohet se perspektiva europiane e Turqisë po zhduket. Në samit, askush nuk foli për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat me Turqinë.