Forca të mëdha policore janë vërejtur sot rreth Parlamentit të Maqedonisë pasi sot në mëngjes protestuesit e të ashtuquajturës iniciativë “Për Maqedoni të përbashkët” të cilët udhëhiqen nga njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, kanë kërcënuar se do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.
Redaksia jonë ka kërkuar nga MPB qëndrim nëse MPB është e gatshme që të mos përsëritet “e enjtja e përgjakshme” ku u sulmuan deputetë e gazetarë dhe u demolua shtëpia legjislative, megjithatë prej atje ende nuk na kanë dhënë përgjigje.
Më poshtë mund ta shihni foto-galerinë e siguruara nga Portalb.