Në Ministrinë e Drejtësisë, sot do të prezantohen gjetjet, respektivisht mospërputhjet e konstatuara nga verifikimi në funksionalitetin e sistemit informatik dhe mbikëqyrjen mbi zbatimin e dispozitave nga Rregullorja gjyqësore në gjykata, përcjell Fol.

Në prezantim do të mbajë fjalim ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.

Grupi punues nga Ministria e Drejtësisë, deri më tani ka kryer verifikime të sistemeve AKMIS në Gjykatën Penale, Gjykatën e Apelit Shkup dhe në Gjykatën Penale.

Në raportin e grupit ekspert të Rajnhard Pribe është konstatuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të sistemit AKMIS, i cili si sistem i automatizon dhe përcjell lëndët nga hapja iniciale e lëndës përmes ndarjes së tij, qoftë penal, kundërvajtës, civil etj. /Fol/