VMRO-DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin edhe sot do të protestojë për gjashtë deputetët të cilët janë burgosur të dyshuar si kontribues të ngjarjes së 27-prillit 2017.

Partia njoftoi se edhe sot do t’i bllokojë disa udhëkryqe në periudhën nga ora 15:00-17:00.

Do të bllokohen udhëkryqet në vijim:

– Udhëkryqi te QT Mavrovasja;

– Udhëkryqi midis rrugëve “Vasil Çakalarov” dhe “Angel Dinev” në Karposh;

– Udhëkryqi te “Rampa” në lagjen Kisella Vodë.

Njëherit VMRO-DPMNE-ja do të organizojë edhe protestë para Gjykatës themelore Shkupi 1 – Shkup në orën 18:00