Qendra për shëndet publik në Prilep bën të ditur se problemet me ujë të pijshëm në katër lokacione në këtë qytet vazhdon që të ekzistojë.

Sipas tyre, në katër çezma, në po kaq lokacione, uji për pije nuk është cilësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në dy vende në Pletvar, Lenishtë dhe Oreovec uji nuk guxon të përdoret për pije, para se të zihet 10 minuta.

Rezultatet e analizave nëpër vende ku uji nuk sigurohet nga rrjeti i ujësjellësit ka treguar anomali te uji për pije në këtë qytet./Telegrafi