Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me njerëz.
I arrestuari në Prishtinë, sipas policisë ka shfrytëzuar dy femra për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shfrytëzuar dy viktima femra K/Shqiptare për punë të detyruar dhe shërbime seksuale. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte”, thuhet në njoftim.