Autoritetet lokale nga Struga të kryejnë ndërhyrjeje konkrete të sistemit të burimeve në afërsi të fshatit Shum, nga ku qyteti dhe një pjesë e fshatrave përreth marrin ujë për pije, kërkojnë nga Qendra e Shëndetit Publik. Pas çdo reshje të rrëmbyeshme, vjen deri tek turbullimi i madh i ujit, kështu që shpesh ndalohet pirja e tij.

“Tek burimi Shum është e nevojshme të bëhet ndërhyrje e ndërtimit teknik, për çka gjatë këtyre reshjeve që përfshijnë edhe një pjesë të hapësirës përreth burimit, të mos vijë deri tek turbullimi i ujit, apo deri tek mbledhja e dheut, gurëve, rrëshqitje të tokës përreth burimit. Prandaj duhet një herë e përgjithmonë ai problem të zgjidhet”, deklaroi Sasho Toçkov, drejtor i Qendrës se Shëndet Publik.

Toçkov thotë se ata janë të gatshëm me të gjitha kapacitet profesional për të ndihmuar që burimi të jetë i mbrojtur.

Nga komuna e Strugës premtojnë zgjidhje të problemit. Uji në Strugë për shkak të turbullimit muajt e fundit disa herë ka qenë i ndaluar për pije.