Paralelet me mbi 35 nxënës në klasë duket se janë bërë të zakonshme në shumë shkolla të vendit. Mbipopullimi i klasave detyron nxënësit të “luftojnë” për një vend në bankë. Një gjë e tillë vështirëson edhe procesin edukativo arsimor. Drejtoria e shkollës fillore “Imri Elezi” me fillimin e vitit të ri shkollor ka parashtruar kërkesë për hapjen e paraleles së katërt për klasat e para, por deri më sot nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ne kemi tre klasa, faktikisht tre paralele me 100 nxënës me atë që me numrin që ishte paraprakisht lajmëruar prej ministrisë, me numrin maksimum të nxënësve 30 ne veç e kemi tejkaluar por edhe me të vjetrën 34 maksimum”

Në shkollën fillore “26 korriku” të komunës së Shuto Orizarës ka numër rekord të nxënësve. Objekti ka kapacitet për 1 200 nxënës ndërsa për momentin në këtë shkollë mësojnë 2 248 nxënës. Kjo situatë ka detyruar drejtorinë të kërkojë kuadër shtesë por për këto të fundit nga Ministria e Arsimit kanë marrë përgjigje negative.

Shtohen paralelet po shtohet edhe kuadri arsimor kështu që ne diku nga muaji qershor kemi bë kërkesë në Ministrinë e Arsimit që të na financojë disa vende të punës për shkak se kemi nevojë, arsimtarët janë të ngarkuar, më tepër se 21 orë kanë por fatkeqësisht nuk është pranuar kërkesa jonë, pëlqimi ka ardhur negativ pos se për një mësuese, për një vend të punës, edhe ajo bëhet fjalë për qëndrimin ditor, më të vërtet pak problematike, arsimtarët kanë nga 28 orë, 27 -28 e më tepër.. Diku janë 8 kërkesa, për lëndët: histori, gjeografi, kimi, fizikë, matematikë, gjuhë angleze, maqedonisht- deklaroi Agim Ismaili, Sh.F “26 korriku”.

Përveç shkollave të lartpërmendura, me mbi popullim të nxënësve ballafaqohet edhe shkolla fillore “Ismail Qemali” ose “Rajko Zhinzifov”. Për këtë shkak, nxënësit e klasave të para janë të detyruar të mësojnë në çerdhen përballë shkollës duke uzurpuar dy klasa të çerdhes “Borëbardha”.

Melihate Rustemi