Në kufirin në Tabanoc, që e lidh Maqedoninë e Veriut me Serbinë janë raportuar pritje të gjata të udhëtarëve.

Raportohet se pritjet në këtë pikë kufitare janë më të gjata edhe se një orë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 thonë, se kolonat e gjata të veturave janë si pasojë se ka probleme teknike në kontrollimin e udhëtarëve.

“Po, ka problem teknik i cili po tejkalohet dhe së shpejti do të normalizohet situata”, thanë nga MPB-ja.

Ndërkaq, mbrëmë pritje të gjata të udhëtarëve janë raportuar edhe në vendkalimet në Bllacë, Bellanoc dhe në Aeroport. Shkak ishte rënia e sistemit elektronik dhe kontrollimi i udhëtarëve bëhej në mënyrë manuale./TV21