Problemit me ujin në Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit në rajonin e Gostivarit i ka dhënë fund një gurbetçarë që ka investuar disa mijëra euro. Qytetarët e këtij vendbanimi disa muaj më parë kishin dal në protestë duke kërkuar që komuna të gjejë zgjidhje me ujin e pijshëm, por kreu i kësaj komune kishte heshtur dhe nuk i doli në ndihmë kërkesave të banorëve. E këtë e ka bërë një mërgimtarë që ka investuar me mjetet e tij rreth 40 mijë euro, duke zgjidhur këtë nevojë për qytetarët.  Bëhet fjalë për Muhamed Tairi, i cili ka dal në ndihmë. Pas zgjidhjes së këtij problemi, ka dal me reagim njëri nga organizatorët e protestës, Argjir Beqiri, duke faleminderuar ndihmën e bashkëvendasit të tyre, por duke drejtuar kritika në adresë të kryetarit të komunës.

“Ja tash qytetari Bajram K. Me gojen e tij e pranoi që ekziston problemi me ujin për pije në fshatin Dobërdoll. E thot po të njejtën që e thamë ne protestuesit e ujit për pije në Janar 2017. Ky zoteriu B.K duke qenë ne pushtet lokal për dy mandate dhe njekohesisht subjekti të cilit i takon ai (BDI) është në pushtet qendror, nuk janë ne gjendje të sigurojnë mjete për ujin për pije, pa fije turpi kërkojnë mandat. Ndërsa çdo rrespekt për bashkëvendasin tim Muhamed Tairin, i cili me zemërgjesësinë dhe sjelljet humane bëri në mënyrë më xhentlemene që mospasja e ujit në këto treva ti takojë kohës së shkuar.”, theksoi Argjir Beqiri.

Banorët e këtij vendbanimi i bëjnë thirrje udhëheqësisë së komunës së Vrapçishtit që të mos presin që të investojnë gurbetçarët , po le të shfrytëzojne mjetet buxhetore nga RM-ja siç ishte rasti i fundit me 5 milionë denarët e ndara për filtrat e ujit për pije. “Nuk kerkojme nga ju të pamundurën por thjeshtë të kryni obligimet për të cilat zotoheni se keni marrur mandatin.”, kanë theksuar banorët. (INA)