Ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, mund të ekstradohen nga fundi i nëntorit ose në javët e para të dhjetorit të këtij viti dhe deri atëherë do të jenë në paraburgim në Greqi, bëjnë të ditur media greke, përcjell Fol.

Procedurën nga ana e Maqedonisë, do ta zhvillojë Ministria e Drejtësisë, e cila mbrëmë nga MPB-ja e mori njoftimin nga Interpol-Athina për Boshkoskin dhe Grujovskin të cilët kërkoheshin me urdhër-arrest ndërkombëtar, ku pardje u arrestuan në Selanik.

Afatet deri te të cilat Ministria e Drejtësisë duhet t’i grumbullojë dokumentet e nevojshme dhe t’i dërgojë në Greqi veç më kanë filluar të rrjedhin.

Të dy akuzohen nga PSP-ja për përgjime të paligjshme të qytetarëve dhe për shkarkim të sistemeve për përgjime, raste të njohura si ‘Fortesa’, ‘Target’ dhe ‘Fortesa 2’. /Fol/