Të gjitha dyshimet për keqpërdorime me listën zgjedhore dhe për etablimin e votuesve fiktiv nga vendi dhe nga jashtë, ashiqare po konfirmohet edhe me konstatimin dhe reagimin e qytetarëve mediave dhe partive politike nga ajo që shofin në listën zgjedhore të lëshuar për qasje nga ana e KSHZ. Pra projekti “E vërteta për Maqedoninë” i shtyri organet e shtetit të dekonspirojnë mashtrimet, falsifikimet dhe shpërdorimet e pushtetit në ktë fushë këtë dekadë të kaluar. Miq të dashur, nuk ka dilema se lista zgjedhore ngërthen në përmbajtje me mijëra e mijëra qytetarë që kanë qenë të regjistruar në disa vendbanime ,vend qëndrime apo në disa adresa. Ky operacion mashtrues nuk mundë ta bëjë apo ndihmojë askush tjetër përveç MPB si dikaster kompetent në bazë të ligjit. Jo vetëm me një adresë por më një objekt p.sh. pre 40 m2 ka raste të paraqitur se gjoja banojnë mbi 60 qytetarë, madje 127 qytetarë në një objekt dikund tjetër bile edhe në objekt inegzistent ka të paraqitur banues etj, etj. Ky aktivitet antiligjor është realizuar me qëllim të përfitimit të votave nga partitë në pushtet për ruajtjen apo marjen e pushtetit. Shpërdorimet kanë të bëjnë me kuadrin e Ligjit për paraqitje të vendbanimt dhe vend qëndrimit të qytetarëve. Pra është diskutabile se paraqitja e vendbanimit në organin përkatës a është bërë nga qytetarët në rastin konkret votuesit fiktiv apo nga persona të autorizuar. Ligji thot për ta bërë një paraqitje duhet dorëzuar dokumentacionin përkatës dhe organi në bazë të akteve nënligjore bënë edhe verifikimin zyrtarë dhe në afat prej 15 ditëve organi obligohet të miratoj AKTVENDIM për fitimin e drejtës apo aktvendim për refuzim. Shtrohet pyetja a janë sjellur gjithë këto aktvendime nga organi përkatës apo jo ? Nëse janë sjellur aktvendime pa plotësimin e dokumentacionit është bërë shkelje e ligjit ose nga urdhërdhënësit e digasterit dhe vetë nëpunësit administrativ, aq më tepër kur ky operacion është kryer për qëllime të falsifikimit të proceseve zgjedhore.Dhe pa dyshim se edhe të gjithë ata qytetarë që eventualisht kanë votuar në disa vendvotime kanë bërë vepër penale. Kush i plotësoi nëse kanë qenë të dorëzuara gjithë ato kërkesa kush e paguajti taksën administrative (nëse është e paguajtur) etj, janë çështje për hetim deri në përgjegjësi. E pra procese zgjedhore të kriminalizuara sjellin në pushtet establishment të kriminalizuar dhe që më pastaj pas marjes së pushtetit vazhdojnë pa ndërprerje me menaxhim kriminal. Mu për këtë procesi zgjedhorë kredibil dhe i besueshëm dhe i pranueshëm për të gjithë është shumë domethënës për demokracinë dhe për një shoqëri në përgjithësi.

Qenan Aliu