Profesoresha universitare Arta Toçi sot nëpërmjet një postimi në rrejtin e saj social fb ka reagur pasi sot më 15 prill në Komunën e Tetovës duhej të shënohet 90 vjetori i lindjes së shkrimtarit Murat Isaku, po për fat të keq Komuna e Tetovës nuk shprehi aspak interesim.

Në vijim postimi i plotë:

Ne Programin per shenimin e viteve jubilare te ngjarjeve dhe personaliteteve te rrendesishme ne R. e Maqedonise, per vitin 2018 eshte parapare te shenohet 90 vjetori i lindjes se Murat Isakut. Kjo date, 15 Prilli, do te duhej te shenohej nga komuna e Tetoves, siç i shenojne dhe nderojne veten komunat tjera.
Pasi kjo nuk ndodhi, une, bija e tij, si çdo vit tjeter, po e postoj nje poezi te babit tim, ndersa udheheqesit e komunes mund ta lexojne poezine, gjithashtu edhe dokumentet e bashkangjitura.

Ai vetem ka heshtur

Shumkush gur ka hedhur pas tij,
neper kembe ia kane marre fytyre e emer,
po ai vetem ka heshtur plak e i ri
dhe njerezve iu eshte pergjigjur me zemer.