Siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në mbledhjen e fundit të Bashkimit Demokratik për Integrim në të cilën mbledhje është diskutuar mbi problemet në sferën e arsimit dhe shëndetësisë, ka munguar kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Ndonëse nuk dihen arsyet e kësaj mungese të Deharit, ndërkohë që në anën tjetër Agjencia e lajmeve Zhurnal tentoi të mësojë nga komuna e Kërçovës lidhur me mungesën e kreut të saj Deharit në mbledhjen e fundit të BDI-së, nëse ai ka qenë në ndonjë udhëtim zyrtarë apo mungesa e tij ka qenë për ndonjë arsye tjetër, mirëpo deri në mbylljen e lajmit nuk kemi marrë ndonjë prononcim zyrtarë.

Nga ana tjetër, në rrjetin social Facebook është shkrepur një foto ku shihet se si kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari ditët e nxehta të pranverës i shfrytëzon duke bërë piknik në Itali me miq dhe familjarë, por duke lënë anësh aktivitetet e tij partiake!

Së fundmi Komuna e Kërçovës është cak i paknaqësive të qytetarëve të saj për shkak të neglizhencës dhe paaftësisë së kryetarit Dehari për të menaxhuar me resurset e Komunës në dobi të tyre.