Profesoresha universitare, Biljana Vankovska përkrahëse e partisë në pushtet vazhdon talljen ndaj shqiptarëve dhe kësaj here është tallur me platformën shqiptare.

Ajo ka shpërndarë një ide të Martin Anatasovski i cili platformën shqiptare e quan të rrezikshme.

“Kam një pyetje serioze deri te luftëtarët për drejtësi sociale që e lansuan Revolucionin e larmë: A e kuptoni se platforma e shqiptarëve nuk është platformë për Maqedoninë? Dëshira për të qenë bashkë i hapi derën gjeopolitikanëve megaloman.”, shkroi ndërmjet tjerash Martin Anastasovski.

Profesoresha Biljana Vankovska në një sqarim për opinionin shkroi se është paralajmëruar për atë që e ka ndarë këtë shkrim të Martin Anastasovski.

“Më paralajmëruan se me atë që e kam shpërndarë këtë mendim të mençur të Martin Anastasovski po shpërndaj nacionalizëm. Duhej që ta analizoj platformën dhe ta përkrahi. Ja”, shkroi Vankovska.