Lloji më perfekt i femrave është ai i cili i veshë çdo ditë një palë të brendshme të pastra.
Por, shumica e femrave i mbajnë të njëjtat të brendshme për disa ditë. Nuk është se nuk kanë aq shumë opsione që t’i ndërrojnë çdo ditë.
Sipas një studimi të vitit 2012, një grua mesatare ka të paktën 35 palë të brendshme, krahasuar me 12 që kishin në vitin 1999.
Pse duhet t’i ndërroni në fakt të brendshmet më shpesh? Këto janë arsyet:
1. Do t’ju kruhet lëkura
Kjo është gjëja e parë që ndodh kur një pjesë e trupit tuaj nuk është pajisur me rroba të pastra, por kjo mund të jetë shumë e mërzitshme veçanërisht për femrat. Të brendshmet mund ta irritojnë lëkurën nëse i mbani ato shumë gjatë, duke iu bërë që të kruheni për disa orë gjatë ditës.
2. Mund t’ju pezmatohet lëkura
Së pari vjen kruarja, më pas pezmatimi. Për shkak se të brendshmet kanë qenë për një kohë aty, materiali i tyre jo-aq i pastër do të pezmatojë lëkurën tuaj.
3. Vagjina juaj do të fillojë të ketë një erë tjetër
Po, erëra të ndryshme vijnë nga pjesët tuaja intime, dhe normalisht, nuk është për t’u çuditur. Sidoqoftë, janë disa erëra të cilat po tentojnë t’ju tregojnë diçka. Dëgjojeni vagjinën tuaj. Nëse era e saj është shumë e pakëndshme, kjo ndodh për shkak të mungesës së ajrit të freskët në të brendshmet që i keni veshur qe disa ditë. Ndërroni ato!
4. Mund të fitoni infeksion
Kjo ka më shumë gjasa të ndodhë kur keni djersë në të brendshmet tuaja, për shkak se keni qëndruar ulur shumë ditëve të fundit. Të brendshmet janë ndotur nëse janë djersur dhe duhet të ndërrohen ose përndryshe do të fitoni një infeksion të neveritshëm.