Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, But Dedaj, është kandidat për avancim dhe ka një punim të publikuar në një revistë mashtruese e po ashtu edhe Sevdije Alshiqi ka një punim të publikuar në një revistë të tillë dhe ka marrë rekomandim për emërim si profesor-asistent në këtë fakultet

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se dekani i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, But Dedaj, është kandidat për avancim dhe ka një punim të publikuar në një revistë mashtruese e po ashtu edhe Sevdije Alshiqi ka një punim të publikuar në revistë të tillë dhe ka marrë rekomandim për emërim si profesor-asistent në këtë fakultet. Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci, bëri të ditur para medieve se si organizatë kanë përcjellë procesin e avancimeve, i cili po zhvillohet në Universitetin e Prishtinës, shkruan gazeta Zëri.

Ai ka treguar edhe mënyrën se si kanë hulumtuar për revistat e rrejshme, në të cilat profesorët kosovarë po publikojnë punimet e tyre. “Përmes e-mailit ORCA është informuar nga kandidatja e këtij procesi, Albana Berisha-Qehaja, lidhur me dyshimet e konfirmuara tashmë të një reviste mashtruese, e cila është e indeksuar në njërën nga bazat e të dhënave të parapara me udhëzim administrativ, në databazën DOAJ.