Për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “rrezikim të sigurisë”, zyra e jashtme për çështje kriminalistike në Kërçovë, ka ngritur padi penale kundër SH.J (56) nga fshati Zajas i Kërçovës, përcjell Fol.

”Sh.J arsimtar në shkollën e mesme komunale “Drita” në Kërçovë më 31.10.2017 në ora 17:99, në zyrat e drejtorit, pas një debati verbal i është kërcënuar se do ta vrasë me pistoletë, nëse nuk e zgjidh problemin e tij”, thonë nga MPB-ja. Nga MPB shtojnë se janë ndërmarrë masa për zbardhjen plotë të rastit. /Fol/