Një resort në Dubai do të bëjë të mundur turizmin hapësinor pa qenë nevoja të shkoni në kosmoz, sepse po ndërtojnë një kopje gjigante të hënës në majë të një rrokaqielli.

Sipërmarrësi kanadez Michael Henderson parashikon ndërtimin e një kopje 274 metra të hënës në majë të një ndërtese 30 metra në Dubai, e cila ndryshe njihet edhe si një nga godinat më të mëdha në botë dhe shtëpia e mrekullive të tjera arkitekturore.

Projekti i Henderson, i quajtur “HËNË”, mund të tingëllojë si çmenduri por mund të përshtatet lehtësisht në shtet-qytetin e ardhshëm.

Mega-resorti në formë hëne vlerësohet të kushtojë rreth 4.28 miliardë paund dhe shpreson të tërheqë 2.5 milionë vizitorë në vit. Gjithashtu do të ndërtojë një qendër Wellness dhe një klub nate.

Perimetri i sferës është planifikuar të jetë 622 metra, kjo do të thotë se mund sjell deri në 1.5 miliardë paund përfitime në vetëm një vit.

Dhe edhe pse një cikël i mëparshëm lulëzimi dhe dështimi në qytetin arab pa shumë projekte madhështore të shemben, Henderson dhe të tjerët sugjerojnë se vizioni i tij, i financuar nga Moon World Resorts Inc, ku ai është bashkëthemelues, mund të mos jetë aq imagjinar.

“Ne kemi “markën” më të madhe në botë,” tha Henderson, duke pretenduar se vetë hëna ishte marka e tij. “Tetë miliardë njerëz e njohin markën tonë dhe ne nuk kemi filluar ende.”

Projekti që propozon Henderson përfshin një vendpushim destinacioni brenda strukturës sferike, me një hotel me 4,000 dhoma, një arenë të aftë për të pritur 10,000 njerëz dhe një “skenë hënore” që do t’u jepte turistëve ndjesinë sikur po ecin në të vërtetë në satelit.

HËNA do të qëndroj në një ndërtesë rrethore të ngjashme me piedestalin poshtë saj dhe do të shkëlqejë natën. Henderson diskutoi rreth projektit gjatë majit në Arabian Travel Market.

Në një deklaratë të mëparshme, Henderson dhe bashkëthemeluesja Sandra G Matthews thanë se “Moon Dubai do të ndikojë ndjeshëm në çdo aspekt të ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë turizmin”.

Gjithashtu në shënjestër janë transporti, pasuritë e paluajtshme komerciale dhe rezidenciale, infrastruktura, shërbimet financiare, aviacioni dhe hapësira, energjia, MICE, bujqësia, teknologjia dhe natyrisht arsimi.

Themeluesit shtuan: Do të jetë projekti më i madh dhe më i suksesshëm i turizmit të ditëve moderne në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore (MENA), duke dyfishuar vizitat vjetore turistike në Dubai bazuar në tërheqjen e tij globale, ndërgjegjësimin e markës dhe ofertat të integruara në mënyrë unike.

“Ashtu si mrekullitë e tjera të profilit të lartë, që bien në sy, HËNA mund të përshtatet mirë në formulën e legjitimitetit të elitës qeverisëse të Dubait,” tha Christopher Davidson, një ekspert i Lindjes së Mesme që shkroi librin “Nga Sheikët në Sulltanizëm”.

Dubai gjithashtu ka krijuar edhe qendrën hapësinore të Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila ka dërguar një sondë në Mars dhe ka tentuar të vendos një rover në hënë por pa sukses.

“Ata mund të shihen si një elitë jodemokratike, por megjithatë besojnë fort në shkencë dhe përparimin, dhe kjo në fund të fundit është shumë legjitimuese dhe një megaprojekt si ky mund të arrijë majat”, tha Davidson.

Plani i Henderson do të shkonte një hap më tej se projektet e tjera në formë globi, si MSG Sphere, një kupolë prej 2.3 miliardë dollarësh e mbuluar me ekrane LED, që do të hapet në Las Vegas këtë vit.

Struktura do të ishte plotësisht sferike dhe do të ndriçohet në mënyrë alternative si të gjitha fazat.

Shkëlqimi mund të sjellë probleme të ndryshme nga aktivistët pasi në Londër më parë u tentua të krijohej një MSG Sphere por u ndalua pasi banorët protestuan për ndotjen e konsiderueshme të dritës dhe përçarjen që do të shkaktonte struktura.

“Është e vështirë të kënaqësh të gjithë. Por unë i sugjeroj banorëve të vendosin perde të errëta,” tha Henderson.