Procesi gjyqësor për rrënimin jolegal të objektit afaristë “Cosmos” të ish-deputetit dhe biznismenit Fiat Canoski për hakmarrje politike, ku i akuzuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski,po e ndjek edhe prokurori Xhon Meknill nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njofton Zhurnal.

Meknill është prokuror me 30 vite karier dhe ai është këshillatri i ri juridik i ambasadës amerikane në Maqedoni.

Në seancën e së mërkurës  në Gjykatën Themelore Shkup 1 ai ka qenë present që në fillim të seancës për rastin “TNT”, me një përkthyes nga amabsada amerikane.

“Përfaqësues të ambasadës amerikane herë pas herë i ndjekin proceset gjyqësore si pjesë e angazhimeve tona të rëndomta për ndihmë të sistemit gjyqësor në Maqedoni”, thonë për Zhurnal, burime diplomatike pranë ambasadës amerikane.

Prokurori Mekenill, i cili më parë ka punuar si gazetar, në disa paraqitje tij ka potencuar rëndësin e transparencës në gjyqësor, media dhe politikat e ndëshkimit, si kusht për forcimin pavarësisë në gjyqësor.

Në rastin “TNT” Prokuroria Speciale Publike (PSP), për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimet, përveç Gruevskit ka akuzuar edhe ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-kreun e Gazi Babës, toni Trajkovski dhe katër të punësuar tjerë në këtë komunë të cilët kanë minuar dhe shkatërruar kompleksin në ndërtim, sipas planit dhe porosisë së Gruevskit dhe Janakieskit.