Nga partia opozitare VMRO-DPMNE sot reagojnë duke thënë se Mitko Çavkov ka probleme dhe gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohet si dhe zemra e tij thonë se punon me 50% të kapacitetit, transmeton Zhurnal.

“Mitko Çavkov ka probleme shëndetësore dhe gjendja e tij po përkeqësohet në burgun hetimor. Zemra e tij funksionon me 50% të kapacitetit.Mitko Çavkov tërë ato vite në punë ia kushtoi shtetin dhe sigurisë së këtij shteti, ndërsa po ky i njejti tani është pre e padrejtësisë vetëm pse opsioni i tij politik nuk është LSDM-ja”.

Nga partia në fjalë thonë se Gjykata ka mundësi që të e ndalon golgotën dy mujore të këtyre patriotëve të sinqert dhe familjeve të tyre, e veçmas e përsërisin qëndrimin që të hiqen masat e  paraburgimit të cilat janë të pa baza.