Komisioni i përkohshëm për ndjekjen e parregullsive të mundshme zgjedhore në zgjedhjet lokale 2017, që është formuar në kuadër të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë, sot realizoi takim konsultativ me organizata civile.

Në takim u ftuan përfaqësues të organizatave civile që e ndjekin procesin zgjedhor. Qëllimi i takimit ishte ata drejtpërdrejt të njihen me mënyrën e punës së komisionit të përkohshëm, si dhe të mblidhen pikëpamjet e tyre fillestare për rrjedhën e procesit zgjedhor.

Kryetari i Komisionit, prokurori publik Xhelal Bajrami, edhe një herë u bëri apel organizatave të shoqërisë civile të cilat vlerësojnë se në ndonjë procedurë ka indikacione për vepër të kryer penale lidhur me procesin zgjedhor, të dorëzojnë parashtresë/ankesë deri te Komisioni për ndjekjen e parregullsive zgjedhore edhe atë në e-mail adresën për këtë qëllim – [email protected].