Në kuadër të fushatës zgjedhore kandidatët pretendent për të fituar komunën e Tetovës, vazhdimisht janë në teren duke vizituar lagje të ndryshme. Gjatë ditës së sotme Adnan Neziri Aleancës për Shqiptarët vizitoi repartin e mehanizimit të Ndërmarrjes Publike Komunale. Pas vizitës që z.Neziri i bëri kësaj Ndërmarrje para mediumeve deklaroi: “që shërbimet e kësaj ndërmarrje nuk janë në nivel. Dhe si kandidat i mundshëm isha qv për së afërmi të marrim informata bazike nga baza të shohëm se ç’farë shërbime ofrohen. Nga informatat e banorëve ne kemi të dhëna se shërbimet publike nuk janë mirë të realizuara apo të organizuara. Mendojmë se në kuadër të kësaj ndërrmarje duhet të bëhet rioarganizimi i punëve, si i shërbimeve ashtu edhe ai administrativ. Ne mendojmë se patjetër duhet të bëhet një riorganizim i tillë pasi që kjo Ndërmarrje mbulon shumë sfera të shërbimeve publike. Si të ujësjellsit, higjienes, gjelbërimit…”
Siç dihet kjo Ndërrmarje Publike është përgjegjëse për shërbimet kryesore publike të Tetovës. Ajo është edhe një shkak që kandidatët opozitarë e sulmojnë Teuta Arifin për keqmenaxhim të kësaj Ndërmarrje e cila është edhe një shkak që Komuna e Tetovës është e zhytur në borxhe. Adnan Neziri disa herë e ka theksuar se primare do jetë përmisimi i nivelit të shërbimeve që ofron kjo Ndërmarrje Publike Komunale./fo.mk