Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, paralajmëroi se do ta ankimojë vendimin e Gjykatës themelore penale Shkup për paraburgimin e shqiptuar shtëpiak për ish-sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, i dyshuar në rastin për furnizimin publik të softuerit për shkelje në komunikacion.

“Është caktuar paraburgim shtëpiak. Nuk është marrë parasysh propozimi i Prokurorisë që të përcaktohet masë paraburgimi dhe menjëherë do t’ju them se do të vijojë ankesë për vendimin e tillë për shkak se vlerësoj se Prokuroria dha me të vërtetë mjaftë dëshmi për rrethanat për të cilat kërkoi të përcaktohet masë e paraburgimit, e jo paraburgim shtëpiak, aq më tepër që me masën për paraburgim shtëpiak edhe më tej do të ekzistojë rrezik për ndikim ndaj dëshmitarëve dhe dëshmive të tjera materiale. Prej këtyre shkaqeve do ta parashtrojmë ankesën gjatë ditës së nesërme”, tha prokurorja e cila e udhëheq hetimin, Ivana Trajçeva.

Ajo shtoi se nuk mund t’i komentojë shkaqet e Gjykatës, për të cilat ka vendosur të përcaktohet masa e paraburgimit shtëpiak, e jo masë e paraburgimit efektiv.
Prokurorja Trajçeva, paralajmëroi se është e mundur të zgjerohet hetimi nëse gjejnë dëshmi për dyshim themelor se edhe ata kanë kryer vepër penale.