Avokati i të dënuarve për rastin e Kumanovës, Naser Raufi për Alamakos ka deklaruar se me shqiptimi i dënimeve drakonike nga Gjykata e Shkupit është bërë një padrejtësi e madhe.

Avokati Raufi vlerëson se fajtorët kryesor të këtij skenari tragjik ende janë në liri, ndërsa të dënuarit e Kumanovës, pjesë dërmuese e të cilëve janë shtetas të Kosovës, janë vetëm viktima të skenarit të përgaditur nga segmente të shërbimit sekret të Maqedonisë.

“Definitivisht, ky është skenar i shërbimeve sekrete të vendit tonë, është një tradhti klasike. Rasti “Kumanovës” është i njejt sikurse rasti i Sopotit dhe ai Monstrës”, deklaron për Alamkos, Raufi dhe shton se disponon me fakte me të cilat do ta dëshmojë se rasti i Kumanovës është proces i montuar.

Ai thotë se do ankohet në Gjykatën e Apelit për dënimet drakonike të gjykatës së shkallës së parë dhe fton faktorin ndërkombëtarë dhe Prokurorinë speciale të ndërhyjnë për zbardhjen e këtij skenari.

 “Ka dëshmi se ka materiale që tregojnë se rasti ka qenë i montuar, nuk ju them dot tani nga e kam këtë informacion. Nuk do të rrimë duarkryq, do të reagojmë siç edhe na e lejon ligji, por apeloj deri tek ndërkombëtarët që ta marrin përsipër këtë rast, gjithashtu apeloj edhe deri tek PPS, të reagojnë, të veprojnë, sepse ky rast është i montuar. Dënimet e dhëna janë drakonike”- tha avokati Naser Raufi.

Reagime kundër vendimit të gjykatës penale ka pasur edhe në Kosovë, dhe si rezultat I kësaj, ka pasur protesta në shumë qytete.

Në Kosovë. Hetim ndërkombëtarë për rastin “Kumanova” ka kërkuar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas ekspertes të së drejtës penale Besa Arifi, kjo mund të bëhet përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe Interpolit, shkruan tv 21.

“Unë me këtë formë të hetimit ndërkombëtar do të kisha kuptuar që të krijohen ekipe të përbashkëta hetimi nga prokurorë të Maqedonisë dhe të Kosovës dhe nga forca policore të të dy vendeve në mënyrë që të shkëmbejnë informata lidhur me këtë rast. Mënyra e dytë është përmes asaj që Maqedonia është anëtare e Interpolit dhe duke u nisur nga kjo, ajo ka të drejtë që të kërkojë ekspertizë nga Interpoli që të dërgojnë ata ekipet e tyre të ekspertëve hetues që tu ndihmojnë autoriteteve vendase të punëve të brendshme për një hetim më të mirëfilltë lidhur me këtë rast”- tha Besa Arifi, eksprete e së drejtës penale.

Ai shtoi se dënimet me burg që u shqiptuan janë dënime drakonike dhe hetimet ndërkombëtar kërkon edhe avokati Raufi.

“Ne si mbrojtje nuk kemi pritur dënime me korrekte, por nuk pritëm as dënime drakonike. Prokuroria ende nuk është e reformuar. Me hetim ndërkombëtar do të dëshmojmë se këta njerëz janë sjellë këtu për interesa të dikujt. Me hetim ndërkombëtar do të zgjidhet ky rast. Shërbimet sekrete janë ata që e montuan këtë rast”-  ka deklaruar Naser Raufi./Almakos/