Prokuroria Speciale Publike sot duhet ta dorëzojë raportin gjashtëmujor për punën e saj  në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në Këshillin e prokurorëve publikë.

Sipas Ligjit, me të cilin është themeluar Prokuroria Speciale Publike më 15 shtator të vitit 2016, PSP është e obliguar të japë raport për punën e saj para Kuvendit të RM-së dhe para Këshillit të prokurorëve publikë.

Raporti, siç thuhet në Ligj, duhet të përmbajë të dhëna për aktivitetet e PSP-së, duke përfshirë edhe përshkrim për progresin në cilindo qoftë hetim ose përndjekje nga prokurori publik. “Në raport mund të lihen anash materiale të cilët sipas prokurorit publik duhet të ruhen si të besueshme, por do të sigurojë informata adekuate që t’i arsyetojë shpenzimet”, thuhet në Ligjin për Prokurorinë Speciale Publike.

Deri më tani PSP ka filluar tre procedura hetuese dhe 15 parahetime të reja të cilët u dedikohen verifikimeve lidhur me financimin e mediave, keqpërdorime të procedurave për furnizime publike, fshehje tatimore, larje parash, aksione të ndryshme korruptive dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, hetime financiare, keqpërdorim të procedurave që u dedikohen punimeve ndërtimore.