Shkak për anulimin e seancës gjyqësore “Shuplakat” kundër ish-kryeministrit Nikolla Gruevski kësaj radhe ishte se gjykatësja Tatjana Mihajllova nuk e dinte se ku e ka lëndën. Në seancën e kaluar prokuroret Fatime Fetai dhe Katica Janeva u gjobitën me 4 mijë euro për mungesë respekti ndaj gjykatës dhe prokuroret u ankuan për këtë vendim.

Shkaku i ankesës, Tatjana Mihajllova e kishte dorëzuar gjithë lëndën në Gjykatën e Apelit për të marrë mendim mbi ankesën, por Gjykata e Apelit dy herë e ka kthyer në Këshillin Penal të Gjykatës Themelore me arsyetimin se ata nuk janë kompetent të vendosin. Kështu që si alternativë lënda është dërguar në Gjykatën Supreme të udhëhequr nga Jovo Vangellovski, por këtë fakt nuk e dinte gjykatësja Tatjana Mihajllova e cila pohonte se lëndën e ka në Gjykatën e Apelit.

Prokurorja Fatime Fetai kërkoi llogari nga gjykatësja përse ka pasur nevojë ta dërgojë gjithë lëndën në gjykatë kur ka mundur ta dërgojë vetëm procesverbalin në të cilin duket qartë se kush ka ofenduar dhe çfarë ka ofenduar. “Edhe pse provuam kërkuan sqarim për dorëzimin e dokumenteve, nuk morëm përgjigje”, theksoi Fetai. Seanca e ardhshme është caktuar më 28 shtator, një ditë pas seancës për rastin “Mitmarrja” me të akuzuarin Zoran Zaev. /SHENJA/