Zyra e Bashkimit Evropian në Shkup njofton se ekipi i ekspertëve i kryesuar nga Rajnhard Pribe do të vijë në Shkup prej 17 deri më 21 korrik. Misioni ka njoftuar se këto vizita po bëhen në kuadër të angazhimeve për të këshilluar Qeverinë e re në Maqedoni për realizimin e reforamve të pritura.

“Ashtu siç ka paralajmëruar së fundi eurokomisari Johanes Han, do të dërgohen ekspertë për qeverisjen e së drejtës sërish në Shkup që të bëjnë kontroll të rekomandimeve nga viti 2015 dhe ta këshillojnë Qeverinë e re për më shumë çështje të theksuara nga sfera e qeverisjes së të drejtës”, njofton Zyra e BE-së. Vizita e parë e këtij ekipi, kryesues i të cilit është Rajhard Pribe, ishte më 27 qershor, gjatë të cilës u realizuan takime me përfaqësues të pushtetit, opozitës dhe gjyqësorit. /SHENJA/