Promovimi i realizimit të asfalltimit të ndonjë rruge që është obligim dhe kompetencë të NP “Rrugët e Maqedonisë”, në prezencën e liderit dhe funksionarëve të partisë, të drejtorit të ndërmarrjes, parimisht është KEQPËRDORIM i funksionit të një dimensioni të veçantë nga të gjithë protagonistët e evenimentit.

Ky keqpërdorim ka të bëjë nëse promovime propaganduese do të bënte qoftë edhe kryeministri nëse këtë do ta etablonte si e arritur e partisë së tij.

Një promovim të tillë në mënyrë partizane siç duke po e bënë drejtori i sapo zgjedhur i NP “Rrugët e Maqedonisë” me liderin dhe funksionarët e partisë së tij.

Por, këta drejtorë dhe lider, duhet të binden përfundimisht se propagandat e tilla me promovime përvetësuese personale apo partiake nuk pijnë ujë tek shqiptarët, aq më tepër kur ata janë detyrime të NP nën kompetencat e qeverisë aktivitetet e së cilës finacohen nga buxheti i shtetit dhe forma tjera .

NP “Rrugët Maqedonisë” , është subjekt juridik që vepron konform ligjeve dhe programeve për ndërtime dhe rrekonstruime të rrjetit të rrugëve në mbarë territorin e shtetit në kompetencë të tyre, duke mbajtur llogari që asnjë kilometër rrugë të mos mbetet pa u ndërtuar apo rekonstruar, kuptohet në vazhdimësi duke hartuar dhe realizuar programën e investimeve .

(q/a)