Nga Medai SHAHOLLI

Sot në Tetovë, u zhvillua protesta e parë kundër tiranisë së DUI-t dhe pushtetarëve shqiptarë që për dy dekada kanë mbajtur peng çështjen shqiptare.

Edhe pse jo shumë në numër për shkak edhe të orarit dhe pikut të mesditës, kjo protestë dha mesazhin e qartë për klanin e qelbësirave të Zajazit, se shqiptarët nuk janë dele të pranojnë çdo denigrim dhe përdhosje të dinjitetit kombëtar shqiptar dhe njerëzor.

Për herë të parë pas 17 vitesh u dëgjua në një protestë zëri kundërshtues kundër qëndrimit të klanit të qelbësirave dhe selisë së tyre DUI në Tetovë, si: ”poshtë DUI”, ”poshtë Ali tradhtari”…

Nga ana e tyre integristët e selisë së antishqiptare DUI, kishin marr masat për të penguar mbajtjen e protestës para bordellos së tyre me mbrojtje speciale policore, të pajisur me shkopinj gome dhe mjete të tjera të gatshëm për t’i goditur protestuesit shqiptarë në protestën e parë anti DUI.

Edhe pse shumë studentë dhe qytetarë të Tetovës hezituan t’i bashkohen kësaj proteste të parë kundër tiranisë DUI-SDSM, kjo protestë hapi sytë për një fillimi i mbarë.
Kjo protestë e paimagjinushme më parë kundër një subjekti që hiqej si çlirimtare por që në fakt ajo skllavëroi dhe denigroi shqiptarët e Iliridës për 17 vjet me radhë, këtë ditë filloi ndërgjegjsimi dhe zgjimi nga gjumi rëndë ku ishin zhytur shumë shqiptarë.

Herën tjetër që shpresojmë më shumë qytetarë dhe studentë t’i bashkohen zëri të arsyes dhe ndërgjegjes kombëtare kundër denigrimit dhe skllavërisë qëi bëhet shqiptarëve nga klani DUI dhe pushteti sllav i kryeministrit Zajko.