P

Është bërë shumë zhurmë këto kohë për marrjen pjesë ose jo në protesta!
Gjëja e parë që të bie në sy është fakti që gjithnjë zhurma bëhet pasi derdhet një turmë maqedonasish në rrugë!
Dua të them që ka një koincidencë dashakeqëse, që thotë: nuk iu vjen turp! Maqedonasit janë në rrugë, dhe ju i lini vetëm?!?!?!
Po ndoshta ky është paragjykim!
Ajo që dua të saktësojë është që Shqiptarët kanë aq shumë për të protestuar sa i bie të lemë shtëpitë e të flejmë në rrugë, por para kësaj duhet të saktësojmë shumë qartë kërkesat tona! Nëse dalim në krah të Zaevit, ndoshta ky i fundit do të ngjitet në pushtet, por si do sillet kur të jetë aty?! Thotë që do bëj ndryshime pro shqiptarëve, por prapë e sheh veten si pronar e neve si qeraxhinj!
Ne duhet të jemi të qartë me çdo maqedonas, qoftë me mbiemrin Zaev e qoftë me mbiemrin Gruevski, ka ardhur koha që të jemi të barabartë me ta, dhe jo funksion apo integral i tyre!
Ca individë kokëhedhur janë raste krejt të zakonshme që nuk bëjnë ndonjë shumë faktoriale.
Shumica e shqipëtarëve nuk i druhen protestës, se nuk jemi trembur luftës, por këta protestuesit aktual, zaevistët, janë pjesë e botës skllav-pronare e bie të përkrahim ata!
Le të merren ata me hallet e tyre, se boll u a kemi zgjidhur ne!
Protesta më e madhe aktuale jona është bojkotimi i protestës zaeviste përsa kohë nuk na shohin si të barabartë!
Të barabartë jo vetëm de facto por edhe de jure!