rsz_qenanShkruan:Qenan Aliu

Miq të dashur, BDI -ja dhe PDSH-ja , NUK duhet të shkojnë në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare, këtë duhet tua vënë në dijeni definitivisht që prej sot faktorit ndërkombëtarë. KRIZA AKTUALE E MAQEDONISË MUNDË TË ESKALOJ NË NIVELE E PËRMASA SHUMË TË RREZIKSHME, QË DO TË REFLEKTONTE NË STABILITETIN E BRISHT TË BALLKANIT PERENDIMORË. Nëse Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi do të mbështesin konceptin e Nikolla Gruevskit me synim për tia mbuluar krimin dhe shpërdorimet gallopante të rregjimit të tijë do të mbajnë përgjegjësi historike. Ju nuk mund të fshiheni pas mashtrimeve tuaja se gjoja po ndjekni rekomandimet e miqve ndërkombatër. Ne e kemi të qartë, paradigma e SHBA dhe BE për këtë vendë ka ndryshuar, e ajo pa hezitim është se në këtë vendë o do të funksionojë demokracia dhe SUNDIMI I SË DREJTËS ose ky shet do të shpërbëhet. Prandaj reflektoni dhe mos shkoni në humnerë !