Nën organizim të lëvizjes “Emri jonë e drejta jonë”, sot në sheshin “Maqedonia” në Shkip në orën 13:00 do të mbahet marsh protestues. Në këto protesta do të shprehet pakënaqësia për siç shkruan, politikat që rrezikojnë interesat kombëtare dhe popullin maqedonas.

Kjo protestë mbahet në të njëjtën ditë me protestat e maqedonasve të shpërngulur në 14 qytete të botës, mes tjerash edhe në Frankfurt, Malmo, Washington, Melbourn, Sidney, Londër, Kranje, Kanali dhe Pragë.

Organizatorët paralajmërojnë kyçje të protestave në diasporë përmes videove, ndërsa organizojnë transport pa pagesë në Shkup dhe qytete tjera.