Një protestë kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është mbajtur këtë të hënë para selisë së Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

Në të morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, studiues e historianë, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen që është në dëm të Kosovës.

 “Nuk kemi tokë për të falur!”, “Jo territore për viza!”,- kanë qenë disa nga parullat e mbajtura nga protestuesit.