Në këtë rast janë dëgjuar edhe thirrje anti NATO dhe kundër anëtarësimit të vendit në BE. “Nato fashist, kjo organizatë keqbërëse ka vrarë miljona njerëz. “Ne nuk duam të anëtarësohemi në një organizatë byrokratike, jodemokratike siç është Bashkimi Evropjan që është në shkatrrim”, shprehet protestuesi. 
 
Në protestë u kundërshtua edhe takimi i sotëm koordinues rreth bimsedimeve për emrin mes kreut shtetëror dhe liderëve politik. “Do të mbidheshkan presidenti Ivanov, Hristian Mickovski dhe Zaev, për zgjidhjen e emrit dinjitoz. Ai emër dinjitoz kush do të mund të ishte, më dinjitoze se Maqedonia nuk ka, as një pik nuk e vendosim, as një shkronjë nuk e ndryshojmë”, shprehet protestuesi.   
 
Njëheriut protestuesit i shpallën tradhtarë deputetët maqedonas të cilët kanë votuar pro ligjit për përdorimin e gjuhëve, që parasheh avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe.
 
Poashtu Bashkësitë e maqedonasve në Zvicër, Gjermani, Francë, Itali, Britani të madhe, Holandë, Austri e Australi kanë mbajnë protesta, në të cilat siç bën të ditur Kongresi botërorë maqedonas është kundërshtuar ndryshimi i emrit, ligjit për përdorimin e gjuhëve, ratifikimi i marrëveshjes me Bullgarinë, është kërkuar lirimi i të arestuarve për dhunën në kuvend më 27 prillin dhe lirimi i Edmond Temelkos.
 
Kërkesat do ti dorëzohen Presidentit, Kuvendit, Qeverisë, BE-së OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe Natos. Nëse qeveria nuk i pranon këto kërkesa, Kongresi botëror maqedonas kërkon shpërndarje të parlamentit dhe organizim të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në vend.