Dy oficerë të Shërbimit Federal Mbrojtës janë plagosur me armë zjarri të mbrëmë në Oakland të Kalifornisë, në protestat që janë duke u mbajtur anembanë SHBA-së për shkak se një 46 vjeçar me ngjyrë, George Floyd, ndërroi jetë teksa një oficer policie e shtriu në tokë për ta arrestuar, transmeton Klan Kosova.

CNN shkruan se ka ndërruar jetë njëri nga oficerët për shkak se nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra.

Të paktën 7.500 protestues dolën në rrugët e qytetit për të protestuar mbi vdekjen e George Floyd, tha Departamenti i Policisë Oakland për CNN.

Policia është duke e hetuar rastin.