Samiti i G20 që po mbahet në Gjermani ka mbledhur mijëra persona në rrugët e Hamburgut. Siç raporton Bild.de, këta demonstrues u mblodhën në këtë protestë me thirrjen “Mirë se vini në ferr”.Madje, disa prej tyre që mbanin të veshura maska në fytyre filluan edhe të përshkallëzojnë gjestet e tyre ndaj forcave të rendit.

 

Ndërsa policia u përgjigjë ndaj tyre me ujë-presion.Ndryshe, njëra nga çështjet kryesore të diskutimit pritet të jetë edhe testimi i një rakete balistike interkontinentale nga Koreja Veriore më 4 korrik.