Ka disa ditë që dikush po i shqetëson banorët e komunës së Sarajit me disa informata se subjekti politik i dalë nga gjiri i popullit, BDI-ja do të ti kthehet avazit të vjetër, duke përkrahur dhe promovuar struktura kriminogjene, apo thënë më sakët jashtëqitje të ish-sistemit komunist të cilëve qytetarët shiptarë jau kanë pa vetëm sherin e sidomos banorët e komunës së Sarajit ju a njohin mirë sojën dhe bëmat e tyre. Është simtomatike se takimi i thirur nga i vetë-shpalluri shtabi komunal, vjen dy ditë pas takimit të personit B.B me krytarine e BDI-së Ali Ahemti në Miracoli. Në lidhje me këtë takim ka pasur shpekulime të shumta gjë kjo që ka ngjallur interes dhe shqetësime te banorët e Sarajit se po rikthehen në skenën politike strukturat e diskreditara dhe të zhytura në kriminalitet. Vallë lideri i integristëve gjatë këtij takimi ja bëri me dije personit B.B se nuk e llogaritë fare në ekzekutivin e qeverisjes aktuale me LSDM-në apo i premtoi ndonjë gjë, spekulime ka nga më kontroverset, mirëpo një gjë është e qartë se takimi i thirur nga i vetë-shpalluri shtabi komunal, vjen rishtaz dy ditë pas takimit të presonit B.B me krytarine e BDI-së Ali Ahemti në Miracoli. Për deri sa në BDI nuk ka sinjale se kjo parti ka vullnet që të zbatojë reforma të mirfillta brenda vetëvetes edhe pas rezultatit katastrofal në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale vijnë këto turbullira politike pikërisht nga struktura brenda BDI-së, tek neve banorët e komunës së Sarajit shfaqen disa shqetësime dhe dhe dyshime për proceset politike që do të vijonë më pas, si vijojnë: – vallë BDI-e Ali Ahmetit do të vathdojë që ti përkrahë dhe ti pomovojë strukturat kriminogjene, apo thënë më sakt jashtëqitje të ish-sistemit komunist dhe pasardhësit e tyre (të cilëve banorët e dërvenit me ironi i thërasin si “nipat e dajxhës Dimitri”)? – cilat janë motivet e personit B.B i cili para disa ditëve e vetë-shpalli veten kandidat për kryetarë komune, vallë është refuzimi që ju bë nga Ali Ahmeti për ta emruar në poste si ministër apo drejtor, ose motivet mund të jenë për tu kthyer në komunë (për tu kthyer në vendin e krimit) për të mbuluar gjurmët e skandaleve koruptive që dolën në opinion në të cilët u përfolën pikërisht komuna e Sarajit dhe personi në fjalë? – Apo ndooshta nga panika që ka kapluar BDI-në, pasi që sondazhet e fundit tregojnë se përkrahje më të madhe në këtë komunë kanë LR-PDSH-ja, Lëvizja Besa dhe LSDM-ja dhe se përfundimisht është demaskuar politika e BDI-së dhe mos pasja e kapacitetit të kësaj partije për të realizuar reforma të mirfillta dhe për ti pastruar rradhët e veta nga persona të inkriminuar dhe të diskredituar. Ndoshta fakti se banorët e Sarajit i kanë humbur edhe shpresat e fundit nga ky subjekt politik tregon se kanë filluar gropat nëpër rrugë ti mbjellin me lule, ky është një sinjal i qartë se çka na pret, se me hajduta nuk mblidhen votat dhe nuk fitohen zgjedhjet. Këtë janë disa nga shqetsimet e banorëve të komunës së Sarajit që presin përgjigje nga BDI-ja e Ali Ahmetit. Ora e zgjedhjeve lokale po troket dhe BDI-ja nuk ka shumë alternativa, sikurse nuk ka shumë kohë për tu menduar, koha është e shkurtër dhe banorët presin reflektim.

Letër publike nga një grup banorë të revoltuar të komunës së Sarajit.