Dhjetori si duket është muaji i protestave në Maqedoni. Pas Protestës së studentëve dhe  protestës Antibixhoz të mbajtura ditë më parë në Tetovë, edhe në Shkup është paralajmëruar  mbajtja e një proteste me datë 25.12.2018 (E Martë) në ora 10 : 30 ,nga familjarët e Besir Belës dhe Skender Demirit. Organizatorët e protestës  njoftojnë opinionin se protesta do të zhvillohet gjatë kohës së mbajtjes së seancës   para gjykatës themelore Shkupi 1.  Andaj Organizatorët e protestës ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkangjiten protestës  tyre për drejtësi, pasi bazuar në të gjitha provat e prokurorisë që posedon gjykata nuk mund të klasifikohen djemt si vrasës mizor. Njëkohësisht, kërkojmë nga gjykata të jetë e njejtë për të gjithë qytetarët dhe jo për dikënd nënë e dikënd njerkë. Të bazohet në fakte dhe jo të ndikohet nga presionet politike dhe mos të ketë revanshim ndaj disa “qytetarëve që i përkasin etnive tjera”, thuhet në thirrjen për protestë nga organizatorët e kësaj proteste.