Burime partiake te Aleanca për Shqiptarët kanë komentuar deklaratën e zv/kryeministrit Bujar Osmani, i cili propozimet e opozitës shqiptare i cilësoi si të bukura por jo në përputhje me marrëveshjen e Prespës. “Unë personalisht mendoj se ka një dorë të fshehur në këtë proces që po tenton ditëve të fundit të procesit ta komprometojë atë”, deklaroi Bujar Osmani.
Nga ASH thonë se nuk bëhet fjalë për “dorë të fshehur” por më tepër për “bisht të nxënë”. “Bishti i nxënë i BDI-së po rrezikon proceset në Maqedoni, e jo ndonjë dorë e fshehur. Ky ‘bisht i nxënë;’ po dëmton avancimin e proceseve shqiptare ”, kanë thënë burime partiake në ASH.