Në shenjë revolte për pagat e ulëta, Sindikata e Pavarur i Policisë sot ka mbajtur protestë, ku morën pjesë rreth 100 makina dhe dhjetëra këmbësorë të cilët për disa minuta kanë shkaktuar kaos në trafik, duke bllokuar udhëkryqin afër Q.T. Mavrovasja.

Protestuesit mes tjerash kanë kërkuar, siç thonë ata, kthimin e dinjitetit të pjesëtarëve të policisë, si dhe ndërprerjen e nënçmimit ndaj policëve.