Disa aktivistë të ‘Majtistëve’ dhe disa dhjetra mbështetës të Kongresit Maqedonas ‘Makedonium’ sot protestuan para Parlamentit të Maqedonisë, njoftoi Telma, përcjell Fol.

Ata u mblodhën protestuan, përderisa ishte duke u mbajtur fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Protestuesit nga ‘Makedonium’ në fund i vunë zjarrin flamurit të NATO-s, ndërsa me fishkëllima i pritën kryeministrin dhe ministrat e qeverisë.

Në protestë ‘Majtistët’ me disa anëtarë protestuan kundër politikës globaliste të NATO- s, ndërsa shumica e pjesëmarrësve ishin nga organizata ‘Makedonium’ të cilët protestuan kundër ndryshimit të emrit, Ligjin për gjuhët dhe marrëveshjen me Bullgarinë.

Në protestë ishin edhe Filip Petrovski dhe ish-deputetja Sollza Grçeva, ku edhe ata shprehën shqetësimin e tyre për shkak të numrit të madh të policëve që ruanin parlamentin. /Fol/